Një humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat

0
Një humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat
Gjigandi

Një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa në 24 orët e fundit janë infektuar 263 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Sipas ministrise vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”.

Ministria apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

SITUATA NE 24 ORE

RonaTyra

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1028 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.

Janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç.

Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Mars 2022)

Raste të reja ditore           40

Të shëruar në 24 orë        263

Të shtruar në spitale         44

Humbje jete në 24 orë        1

Testime ditore                   1028

Testime totale               1,753,155

Raste pozitive                  272,250

Raste të shëruara              267,460

Raste Aktive                        1307

Humbje jete                          3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              360

Fier                   227

Lezhë               185

Elbasan           111

Kukës              96

Shkodër            84

Vlorë                76

Berat                59

Gjirokastër       41

Korçë                41

Durrës               23

Dibër                  4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu