Një humbje jete dhe 27 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

0
Një humbje jete dhe 27 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri
Gjigandi

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 27 të infektuar me koronavirus dhe një humbje jete.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 804 testime të kryera, pozitivë rezultuan 15 qytetarë në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnje, Berat.

Ndërsa, janë 504 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Sa i përket rastit fatal, nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen një 82-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë.

RonaTyra

Statistika (28 Mars 2022)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 804

Testime totale 1,774,441
Raste pozitive 273,459
Raste të shëruara 269,463
Raste Aktive 504
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 256
Vlorë 68
Fier 51
Gjirokastër 37
Berat 20
Elbasan 19
Shkodër 15
Kukës 12
Durrës 10
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu