Një ditë pas dorëheqjes, Basha kujton 30 vjetorin e fitores historike të PD-së

0
Një ditë pas dorëheqjes, Basha kujton 30 vjetorin e fitores historike të PD-së
Gjigandi

Një ditë pasi tha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka kujtuar sot nëpërmjet një postimi në Facebook, fitoren e parë të PD-së 30 vite më parë më 22 mars të vitit 1992.

Basha ka shtuar se 30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën PD-në,

“zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste”.

“Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri evropiane”

ka thënë Basha.

RonaTyra

“Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit. Gëzuar ditën e parë të demokracisë!”

, ka thënë kryetari i dorëhequr i PD-së.

PD deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë do të drejtohet nga nënkryetari i partisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj. Kjo është bërë e ditur të hënën nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas një takimi pune të kësaj partie.

Lulzim Basha më herët njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të PD-së për shkak të krizës së thellë në të cilën ndodhet partia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu