‘Një dashuri që nuk shpjegohet’; Bonucci ia shpreh hapur ndjenjat ‘Zonjës së Vjetër’

0
‘Një dashuri që nuk shpjegohet’; Bonucci ia shpreh hapur ndjenjat ‘Zonjës së Vjetër’
Gjigandi

Morata dhe Vlahovic në një ditë të keqe? Mos u shqetësoni, Leonardo Bonucci kujdeset për këtë. Mbrojtësi i Juventusit kishte ditëlindjen e 35-të, të cilën e festoi si bomber, me dy golat që iu mundësoi bardhezinjve fitoren ndaj Venezia (jo pa vështirësi) dhe të siguronin zonën e Champions League.

Fillimisht një goditje me kokë në zemër të zonës së penalltisë së kundërshtarit, falë asistit të shokut të skuadrës De Ligt, më pas topi në rrjetë për rezultatin final 2-1, të kompletuar me puthjen e fanellës që kishte veshur gjatë ndeshjes. Një gjest që padyshim nuk ka kaluar pa u vënë re.

Për më tepër, falë dopietës kundër Venezia, Bonucci ka arritur pesë gola në Serie A, duke vendosur rekordin e tij të ri personal. Ai barazoi mikun e madh, Chiellini, si mbrojtës që shënon më shumë në disa vite kalendarike, nga viti 2000 e deri më sot.

Lamtumira e mundshme e Chiellinit në fund të sezonit dhe lamtumira tashmë e sigurt e Dybala i japin Bonuccit rolin e liderit të padiskutueshëm në dhomat e zhveshjes së Juventusit, në funksion të sezonit të ardhshëm. Një rol që kapiteni i ardhshëm duket i gatshëm për ta marrë, këtë e dëshmon edhe mesazhi i dashurisë, i postuar në Instagram:

“Është një dashuri që nuk shpjegohet. Ata që nuk e ndjejnë nuk mund ta kuptojnë. Të bën të gëzohesh, të ngërthen, të zemëron, të trullos kokën, të mungon kur nuk je me të dhe mezi pret ta përqafosh përsëri. Ajo të bën të jetosh momente unike, të bën të kënaqesh si kurrë më parë.

RonaTyra

Ndonjëherë të bën të urresh, por më pas çdo gjë kalon dhe ti kthehesh për ta dashuruar më shumë se më parë. Nuk kisha puthur kurrë asnjë fanellë, por sot, në ditëlindjen time, me shiritin në krah ndjeva se ishte koha e duhur për të deklaruar dashurinë që ndjej për këto ngjyra. Ajo pauzë na bëri edhe më të bashkuar. Dhe sot është mbyllur një cikël. Faleminderit, sepse të jesh lojtar i Juventusit është gjëja më e bukur që mund të ekzistojë. Deri në fund, forca Juventus!”

Lamtumira traumatike e verës së vitit 2017 me transferimin në Milano dhe shiritin e kapitenit të “Djallit” në krah tashmë është shumë larg për Bonuccin, i cili që nga dita e kthimit ka ngjitur me shpejtësi hierarkinë dhe ka rifituar gradën si senator brenda grupit bardhezi.

Me thënë të vërtetën, sezoni i mbrojtësit nga Viterbo ishte më i komplikuar se në të kaluarën, pasi iu desh të qëndronte jashtë për një kohë të gjatë për shkak të një problemi të bezdisshëm muskulor, i cili për shembull e bëri të humbiste ndeshjen e kthimit kundër Villarrealit.

Përkundër kësaj, megjithatë, deri më tani ka luajtur 30 ndeshje. Një shenjë se Allegri nuk heq dorë nga përvoja e tij, përveç arsyeve të forcës madhore. Me pak fjalë, Juventusi nuk mund të bëjë pa Bonuccin dhe Bonucci nuk mund të bëjë pa Juventusin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu