Zylbehari: Shkëndija është në pritje të një vendimi konkret

0
Gjigandi

Skuadra më e mirë shqiptare, kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, presim me padurim t’i rikthehen përgatitjeve dhe garave kampionale. 

Shkëndija është në vend të tretë me 35 pikë apo ka 11 me pak se lideri Vardari pas 23 jave të luajtura deri me 11 mars. 
Kampionati është ndërprerë për shkak të Covid 19 si në gjithë botën me përjashtim në Bjellorusi. Zëdhënësi i Shkëndijës, Faton Zylbehari, për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka deklaruar se janë në pritje të një vendimit konkret nga autoritetet përkatëse maqedone. 

“Ashtu si gjithë klubet tjera edhe te skuadra jonë jemi në pritje të një vendimi konkret nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e kufizimeve shkaku i pandemisë me Covid-19. Një datë të saktë ende nuk kemi, por sigurisht se kjo nuk do të jetë e largët. Duke ditur se nga fillimi i javës së ardhshme klubet sportive mund të fillojnë grumbullimet me grupe më të vogla, presim lejen për zhvillim normal të seancave stërvitore.

Për këtë arsye stafi teknik sugjeron lojtarët të ulin intensitetin e stërvitjeve individuale pasi në momentin e grumbullimit do të kryhen testime për të parë nivelin e përgatitjes fizike, për të sajuar më pas planin e minifazës së domosdoshme përgatitore para vazhdimit të garave”, thotë Zylbehari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu