Wanda Nara me gjithë lavdinë e saj: Ka tundime, por shumë pak e meritojnë mëkatin.

0
Wanda Nara me gjithë lavdinë e saj: Ka tundime, por shumë pak e meritojnë mëkatin.
Gjigandi

Wanda Nara di gjithmonë të mahnisë. Këtë herë e ka bërë me disa foto bardhezi, ku shfaqet më sensuale se kurrë. Gjithçka e shoqëruar me një mesazh që duket se i drejtohet China Suarez, gruas që tentoi të prishte martesën e saj me Mauro Icardin,. Martesë kjo që vazhdon prej vitit 2014.

“Ka shumë tundime, por shumë pak meritojnë mëkatin”, – ka shkruar Wanda, e veshur me një fustan që nxjerr në pah dekoltenë bujare. Një lloj paralajmërimi edhe për burrin e saj, se mund t’i humbasë të gjitha këto.

“Icardi e di shumë mirë”, – ka komentuar menjëherë një ndjekës i saj në Instagram. Pas “Wandagate”, qetësia iu rikthye çiftit të njohur, që vetëm pak muaj më parë ishin një hap larg divorcit.

Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas u kthye në Milano për të dëshmuar si palë civile në gjyqin për shpifje kundër gazetarit Fabrizio Corona, të cilin e akuzon se kishte shpikur një lidhje me një ish-bashkëlojtar të burrit të saj.

Corona, i njohur si ‘mbreti i paparacëve’, kishte publikuar një artikull në faqen e internetit “King Corona Magazinè” në shkurt 2019, ku thuhej se Mauro Icardi po divorcohej nga Wanda Nara sepse ajo po e tradhtonte me Marcelo Brozovic, futbollistin kroat, i cili ishte bashkëlojtar i Maurito dhe është ende në radhët e skuadrës zikaltër.

RonaTyra

“Pas atij artikulli që raportonte gjithë ato gjëra të pavërteta filluan problemet dhe Mauro, i cili u detyrua të ndryshonte ekip. Interi u ndikua shumë nga ajo pseudo situatë, i kërkoi Icardit të ndryshonte edhe agjentin e tij”, – deklaroi Wanda në gjyq, sipas agjencisë italiane ANSA.

Biznesmenja dhe modelja argjentinase shpjegoi para gjyqtares Elisabetta Canevini se ky informacion i publikuar nga Fabrizio Corona shkaktoi vuajtje në familje dhe shkaktoi një distancim të tifozëve e drejtuesve të Interit me Icardin.

“Kam 5 fëmijë që kanë shkuar në shkollë këtu në Milano në atë periudhë. Aty filloi edhe hendeku i madh mes Icardit, tifozëve të klubit dhe drejtuesve. Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka sjellë probleme brenda dhe jashtë familjes”, – ka shpjeguar Wanda, e cila theksoi se është ende agjentja e sulmuesit të PSG-së. Ajo iu tha gazetarëve jashtë gjykatës se “Milano është shtëpia jonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu