Një adoleshente u vra nga babai i saj, Irani miraton ligjin për mbrojtjen e fëmijëve

0
Gjigandi

Irani miratoi një ligj për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, pak ditë pasi një adoleshente u vra nga babai i saj.

Ligji, i cili ka ngecur për më shumë se një dekadë, u ratifikua nga Këshilli i Gardianëve, i cili duhet t’i miratojë të gjitha projektligjet që sjell parlamenti, për t’u siguruar se ato janë në përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjin islamik.
Masa e re vjen pas zemërimit mbarëkombëtar që ka shkaktuar vrasja e Romina Ashrafit, 14 vjeçe, nga babai i saj.
Incidenti ka ndodhur muajin e kaluar dhe është i fundit në mesin e të ashtuquajturave “vrasje për nder”.
Është raportuar se Romina Ashrafit i është prerë koka nga babai.
Rasti ka bërë që presidenti i Iranit, Hassan Rohani, të bëjë thirrje për miratimin e shpejtë të ligjit përkatës.
Disa media në Iran kanë sugjeruar se sikur të ekzistonte ligji për mbrojtjen e fëmijëve më herët, ai do të mund të kishte shpëtuar jetën e Rominas.
Romina është ndaluar nga policia dhe është dërguar te babai – i cili konsiderohej kujdestari i saj ligjor – pesë ditë pasi ka ikur me një djalë 28 vjeç.
Romina ka shprehur frikë për jetën e saj për shkak të natyrës së babait të saj, kanë raportuar mediat iraniane.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu