Tragjedia e 39 emigrantëve kinezë të gjetur të vdekur brenda një kamioni frigoriferik, dy ditë më parë, nuk i ka stepur tentativat e shqiptarëve për të hyrë ilegalisht në Angli. Sipas mediave britanike, autoritetet e portit të Kentit ndaluan pasditen e të shtunës 5 shqiptarë të fshehur në kamion. Të pestë personat e kapur e identifikuan veten e tyre si shtetas shqiptarë. Ata iu dorëzuan autoriteteve të Ministrisë së Brendshme, Home Office për t’u marrë në pyetje sipas rregullave të emigracionit. Ndërkohë 9 emigrantë të tjerë ilegalë u gjetën në brendësi të një kamioni në autostradën M20. Deri në momentin e dorëzimit të tyre autoriteteve të emigracionit autostrada qëndroi e mbyllur për 4 orë. Prej vitit 1998 e deri më sot në Belgjikë, Francë e Holandë operojnë rrjete trafikimi të mirëoganizuara të Shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Me shtrëngimin e kontrollove në portet angleze, për një person të fshehur në kamion çmimi varion nga 10 deri në 13 stërlina.