Ngjarja në Korçë, sociologu Dervishi: Shoqëria shqiptare në gjendje kome psikologjike

0
Ngjarja në Korçë, sociologu Dervishi: Shoqëria shqiptare në gjendje kome psikologjike
Gjigandi

Sociologu, Zyhdi Dervishi duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë ku nëna vrau foshnjën e saj, thotë se ‘shoqëria shqiptare ndodhet në një gjendje kome psikologjike’.

“Shoqëria shqiptare është sot në koma, e them me dhimbje. Ka mosbesim total ndaj strukturave drejtuese në të gjitha nivelet. Ka shumë perversitete në të gjitha nivelet e funksionimit të institucioneve të shtetit shqiptar. Nuk ka besim tek asnjë autoritet, është zhbërë autoriteti i babait dhe nënës, i drejtuesit, i kryetarit të bashkisë, i të gjithëve”, u shpreh Dervishi.

Sipas tij, shoqëria shqiptare po kalon një periudhë të tensionuar dhe e krahasoi situatën me atë ku ndodhej Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore duke sugjeruar dhe zgjidhjen për të dalë nga kjo gjendje.

“Atje (Gjermani) u gjenden burra të mençur dhe e morën situatën në dorë duke krijuar frymë. Ai që e ideoi këtë ka qenë nazist me këmishë të zezë krah Hitlerit për çështje ekonomike, Frank Shtrauz. E ngritën vendin mbi sistemin arsimor dhe kontroll mbi ekonominë”, tha Dervishi.

Sociologu thotë se në një kohë kur të rinjtë po largohen për shkak se nuk arrijnë të blejnë dot shtëpi që kanë çmime të larta dhe këto shtëpi po i blejnë të huajt, shumë shpejt struktura e popullsisë do të ndryshojë. Edhe pse shqiptarët e larguar do të kthehen një ditë, ata do të jenë të huaj në vendin e tyre sipas tij.

RonaTyra

“Në qoftë se ne shqiptarët do të lejojmë që kapitalizmi në Shqipëri të zhvillohet jashtë çdo skeme njerëzore, jashtë çdo altruizmi njerëzor, pra që dikush të bëhet miliarder me pasuritë e këtij vendi për një kohë të shkurtër dhe dikush tjetër të katandiset për bukën e gojës dhe të mos kemi masa që t’i mbrojë”, përfundoi Dervishi./euronewsal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu