Zelensky sot pritet të mbaj fjalim për Kuvendin e Shqipërisë

0
Zelensky sot pritet të mbaj fjalim për Kuvendin e Shqipërisë
Gjigandi

Presidenti i Ukrainës. Volodymyr Zelensky sot do t’i drejtohet me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë në orën 13:00.

Ndërkaq, një ditë më parë sipas një njoftimi u tha se për shkak të presidentit ukrainas seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të shtyhet nga ora 11:00, për në orën 13:00.

“Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ti drejtohet Kuvendit , do të zhvillohet nesër, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Zelensky edhe më herët i është drejtuar disa prej parlamenteve evropiane duke i falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës, që është sulmuar nga Rusia që prej 24 shkurtit. /abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu