Ngjarja në Kombinat, Fuga: Mund të jetë problem psikologjik familjar, fenomenet e tilla lidhen me manipulimin

0
Gjigandi

Profesori i Komunikimit Artan Fuga në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se për zgjedhjet në universitet duhet diskutuar, duke shtuar se Ministria e Arsimit duhet që të lërë një datë të mundshme në muajin tetor.

“Unë mendoj se Ministria e Arsimit duhet që jap një njoftim dhe për disa kohë trupa pedagogjike të diskutojnë se cfarë është më e mira për ta. Të diksutojnë për bibliotekë universitare. Ka probleme që kanë të bëjnë me ligjin për arsimin e lartë, për drejtimin, për mënyrën e organizimit të departamenteve etj. Pedagogët dhe studentët duhet të diskutojnë për më të mirën e universitetit. Të dalin kandidatët, të konkurrojnë dhe të shkojmë përpara. Mund të vendoset për datë zgjedhjeje në tetor”, tha Fuga.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku gruaja dhe një vajzë humbën jetën nga fakti se nuk ishin ushqyer, Fuga u shpreh se mund të kemi të bëjmë me problem psikologjik familjar, që ndoshta lidhet me manipulimin.

“Unë mund të flas nga pikëpamja filozofike. Unë kam bindjen se organet e hetimet po hetojnë. Mund të jetë një cështje c’ekuilirbrimi. Nëse është cështje manipuluese fetare, janë masive zakonisht dhe jo të vecanta. Unë di se fenomenet që prodhojnë vetëvrasje të tilla janë zakonisht masive dhe janë manipulime. Kemi rast familjeje dhe kjo ngre dyshime. Mund tgë jetë problem psikologjik që mund të ketë kapur gjithë familjen. Thashë se organet e drejtësisë do të veprojnë pas hetimeve. Këto janë fenomene zakonisht manipuluese”, theksoi Fuga.

RonaTyra

I pyetur për situatën politike, Fuga tha se parlamenti aktual nuk ka legjitimitet për të bërë ndryshime kushtetuese.

“Unë mendoj se ky parlament nuk ka legjitimitet për të bërë ndryshime kushtetuese, sepse opozita në Kuvend nuk ka legjitimitet, sepse ka ardhur në një mënyrë jo normale, por të diskutueshme”, deklaroi Fuga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu