Bledar Toçi, i arrestuari për vrasjen e Dritan Hoxhallit në ngjarjen e Kavajës, ka dalë nga reanimacioni ku ishte shtruar pas plumbave që mori nga përplasja me armë dhe është dërguar nënjë nga dhomat e spitalit të Durrësit.
Toçi, Shef i Sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit u arrestua për vrasjen e Hoxhallit, por bashkë me atë u arrestua edhe Bernard Toçi, i vëllai, të cilit iu gjet kokainë në banesë.
Ngjarja vazhdon të jetë nën hetim dhe në epiqendër të saj mbetet një grua, nënë e tre fëmijëve, e quajtur Marsida Qatja.