Vetëm pak kohë më parë ishte Elvis Rexhbecaj një prej lojtarëve më të përfolur në Gjermani. Futbollisti shqiptar ishte pjesë e Wolfsburgut dhe shihej si një talent i rrallë në Budesligë. Në disa raste duke u kthyer edhe vendimtar, aqsa disa media nisën t’i merrnin rrëfime për mënyrën sesi e kishte nisur nga zero për të mbërritur…në fillim!
Pra flasim për lojtarë ende të rinjë që në presionin e rritjes humbasin brenda pak kohësh. Wolfsburg nuk po e konsideronte më si pjesë e rëndësishme dhe pasi u përfol për largimin përfundimtar, u zgjodh huazimi të Këln. Edhe në këtë skuadër Rexhbecaj nuk po gjen hapësirën për 90 minuta të plota dhe nuk po shprehet në fushë. Ky futbollist ende nuk e ka zgjedhur Kombëtaren e tij, por në kohët “e arta” të vëmendjes te Wolfsburgu, 22-vjeçari u shpreh se dëshironte Gjermaninë.
Për të zbritur pak më poshtë, te Hanoveri. Aty gjendet një tjetër lojtar shqiptar, Florent Muslija. Në sezonin e shkuar kur ishte pjesë e Bundesligës, të gjithê do tê çmendeshin pas këtij emri. Florenti realizonte gola të çmendur nga largêsia e madhe dhe me goditje dënimi, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Por teksa Hanoveri ka zbritur nga elita, shpeshherë e gjen veten në stol dhe pa shkëlqimin e dikurshëm.
Menjëherê Muslija do të shënonte edhe me U-20 e Gjermanisê në debutim, po nga goditja e dënimit, por teksa zbriti me këmbë në tokë dhe vendosi për Kosovën. Pa harruar këtu edhe Meritan Shabanin, talentin e nxjerrë nga të rinjtë e Bajernit. Megjithêse do të dëmtohej rêndê dhe për mesfushorin në fjalë pritet ende të shihet vazhdimësia dhe ndërrimi i kampionatit, pasi është pjesë e Wolves.