Nga ‘flirti’ me Juventusin deri te finalja e Tiranës, Van Persie zbulon sekretet e karrierës

0
Nga ‘flirti’ me Juventusin deri te finalja e Tiranës, Van Persie zbulon sekretet e karrierës
Gjigandi

Robin Van Persie ishte padyshim një nga lojtarët më të dashur në Holandë i 20 viteve të fundit, i aftë për të emocionuar tifozët në shtëpi dhe për të pushtuar Evropën mes Anglisë dhe Turqisë. Në karrierën e tij të gjatë, të mbushur me suksese, “holandezi fluturues” zbulon se ishte pranë zbarkimit në Serie A, por negociatat përfunduan pa produkt. I interesuar për ish-sulmuesin e datëlindjes 1983, tashmë bashkëpunëtor i stafit teknik të Feyenoord-it, ishte Juventusi.

Për të zbuluar këtë sfond merkatoje mendoi vetë Robin Van Persie, në prag të ndeshjes së “Conference League”, që do të shohë Feyenoord-in e tij të sfidojë Romën e Mourinhos në finalen e sotme në Tiranë. Në fakt, holandezi, i gjendur në kryeqytetin shqiptar bashkë me ekipin holandez, pranoi: “Ne patëm bisedime serioze me Juven, por në fund asgjë nuk ndodhi. Ishim shumë afër, por e dimë që këto gjëra ndodhin në futboll”.

Për thashethemet se ai ishte gjithashtu pranë Milanit, më pas nënvizoi: “Milani nuk ka qenë kurrë një opsion real në karrierën time”. Dështimi i Robin Van Persie për të mbërritur në Itali është padyshim një nga keqardhjet e merkatos për kampionatin e Serie A, i cili gjithmonë ka mundur të mirëpresë dhe përmirësojë talentet nga e gjithë bota. Pavarësisht mundësisë së humbur në karrierën e holandezit, sulmuesi nga Roterdami ka arritur të shënjojë një pjesë të rëndësishme të futbollit evropian me gola.

I “pensionuar” në vitin 2019 me fanellën e Feyenoord, Van Persie krenohet me mbi 300 gola për klubin dhe ekipin kombëtar, por mbi të gjitha titujt e shumtë. Në fakt, “palmaresi” i tij mban një titull të Premier League, dy “Community Shields”, një Kupë të Anglisë, një Kupë Hollandeze dhe një Superkupë të fituar në Holandë.

Për të, sigurisht trofeu më i mirë është i pari i fituar si futbollist, ai e Kupa UEFA me fanellën e Feyenoord-it në sezonin 2001-2002. Në fakt, ky është trofeu i fundit ndërkombëtar i ekipit holandez, që në Tiranë do të tentojë sonte të fitojë edicionin e parë të “Conference League”. Lidhur me finalen e sotme në “Arena Kombëtare”, ish-sulmuesi i shquar holandez nënvizoi:

RonaTyra

“Feyenoord ka një stil unik, super dinamik të lojës. Dua t’i përgëzoj djemtë që punuan për ta arritur këtë rezultat. Janë 16-17 djem, që kanë luajtur shumë këtë sezon. Të kesh kaq lojtarë që luajnë kaq intensivisht çdo tri ose katër ditë për një sezon të tërë është vërtet shumë e veçantë. Nuk ishte aq ekstreme në kohën time.

Unë e kam takuar Mourinhon gjatë viteve. Kam parë shumë ndeshje të Romës dhe kuptoj se mbështetet te kundërsulmi. Roma, gjithashtu ka lojtarë të mirë në sulm. Abrahami pati një sezon të mrekullueshëm.

Mourinho është padyshim një trajner me super përvojë dhe të gjithë e dinë stilin e tij të lojës, por unë jam shumë i lumtur që Feyenoord ka stilin e tij. Parashikimi për finalen e Tiranës? Unë kam vërtet një ndjenjë të mirë për këtë ndeshje, pres që Feyenoord-i të fitojë 2-1″.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu