Neymar, i hidhur me tifozët e PSG: Ishte surreale, ata do të lodhen duke u marrë me mua.

0
Neymar, i hidhur me tifozët e PSG: Ishte surreale, ata do të lodhen duke u marrë me mua.
Gjigandi

Festimi i titullit të dhjetë të PSG i la një shije të hidhur në gojë. Parizienët u shpallën kampionë, por nuk festuan me tifozët e tyre. Në fund mbetën vetëm tifozët e Lens duke kënduar në fushë.

Pamja i befasoi futbollistët e Pochettino. Neymar u pyet për atë që ndodhi dhe fishkëllimat që mori gjatë lojës. Braziliani u shfaq sfidues. “Ishte surreale që një pjesë e publikut tonë u largua nga tribunat, – tha Neymar për ESPN, i pyetur për reagimin e fansave ndaj tij:

– Ata do të lodhen duke më fishkëllyer, sepse kam edhe tri vite të tjera në kontratë. Unë do të qëndroj, kështu që ose do të ndalojnë, ose do të duhet të marrin edhe më shumë ajër”.

PSG siguroi titullin falë barazimit 1-1 me Lens. Messi shënoi golin parizien, por plaga e lënë nga eliminimi nga Champions League në duart e Real Madridit ende dhemb, sidomos te tifozët. Përveç kësaj, pritet vendimi që do të marrë Mbappé, syri i djathtë i çdo tifozi të PSG-së.

Nëse ai largohet, faji do të gjendet dhe lojtarët nuk do t’i shpëtojnë syrit kritik të tifozëve. Neymar ka qenë objekt kritikash, ka duruar shumë, por ajo që pritet është që të jetë një nga drejtuesit e kësaj skuadre, të projektuar për të fituar tituj kontinentalë:

RonaTyra

“Jam veçanërisht i lumtur për titullin, që është gjëja më e rëndësishme. Po, ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë me gjithçka që ndodhi. Ne arritëm të fitonim kampionatin, ishte shumë e rëndësishme. Tani duhet të marrim frymë, të qetësojmë mendjen, që është më e rëndësishmja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu