Grabitësit i hyjnë në shtëpi! ‘Orë tmerri’ për Shkodran Mustafin në Spanjë

0
Grabitësit i hyjnë në shtëpi! ‘Orë tmerri’ për Shkodran Mustafin në Spanjë
Gjigandi

Spanjë- Hajdutët grabisin shtëpinë e Shkodran Mustafit në Spanjë.

Futbollisti me origjinë shqiptare banon në periferi të Valencias pasi aktivizohet me skuadrën e Levantes, dhe sipas mediave spanjolle grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e tij duke marrë disa sende me vlerë dhe disa shuma monetare. Ata hynë në banesë në orët e para të mëngjesit teksa futbollisti po flinte, ndërsa u zgjua nga zhurma që ata po bënin gjatë plaçkitjes.

Kur futbollisti u zgjua hajdutët u larguan por jo duarbosh.

Pavarësisht dëmit, Mustafi u shpreh i lehtësuar që grabitësit u larguan pa ndonjë konflikt që mund t’i rrezikonte jetën atij apo gruas dhe dy fëmijëve të mitur që ishin me të në banesë.

Rasti u denoncua në policinë lokale. Noa.al

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu