Neymar do të tentojë të shtyjë drejt një rikthimi te Barcelona këtë verë, shkruan “OK Diario”.
Ylli i Paris Saint-Germaini insiston të kthehet në “Camp Nou”, por e pranon se kriza e koronavirusit ka goditur rëndë financat e Barcelonës dhe një kthim te Barcelona nuk është i sigurt.
Neymar ishte transferuar te Parisi nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shifër rekord prej 222 milionë euro.
Kontrata e tij me Parisin është e vlefshme deri në verën e vitit 2022.