Neymar beson te mrekullia: Dua të shkruaj historinë

0
Gjigandi

Me Ligue 1 të siguruar tashmë, objektivi i PSG-së është Champions League.

Nuk ka asnjë dyshim mbi faktin se kampionët e Francës duan, tashmë prej vitesh, të triumfojnë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Ai që ka shumë besim është braziliani Neymar, i cili ka bërë disa deklarata të rëndësishme për faqen zyrtare të klubit.

“Besoj se kjo ka qenë n jë periudhë e pazakontë, por ajo që ka rëndësi është se kemi arritur të ruajmë ekuilibrin në aspektin fizik dhe mendor”, ka thënë Neymar.

“Personalisht jam gjithmonë gati dhe i motivuar për kthimin, mendoj shumë për Champions League. Kemi një skuadër të fortë, jemi në çerekfinale dhe tani duam të vazhdojmë përpara dhe të fitojmë trofeun”.

RonaTyra

“Jam stërvitur mirë në muajt e fundit, me të njëjtin intensitet, por ndeshjet më mungojnë. Pres me padurim të kthehem në fushë dhe, nëse do Zoti, të shkruajë historinë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu