Berbatov: Solskjaer e ka gjetur tashmë ‘Cristiano Ronaldon e ri’ te Unitedi

0
Gjigandi

Dimitar Berbatov ka pohuar se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka gjetur Cristiano Ronaldon e ardhshëm të Manchester United dhe ai është talenti i ri i Djajve të Kuq, Mason Greenwood.

Greenwood, 18-vjeçar, bëri debutimin e tij për Unitedin sezonin e kaluar përpara se të bënte një përparim në ekipin e parë në sezonin aktual.

Reprezentuesit të Anglisë U21 iu dha një vendin titullari në fitoren 3-0 të Unitedit ndaj Brighton të martën dhe hapi rezultatin me stil në minutën e 16-të.

Talenti anglez gjithashtu edhe asistoi për golin e Bruno Fernandesit me një pasim të shkëlqyer.

Ish-sulmuesi i Unitedit, Berbatov ka krahasuar Greenwood me portugezin Ronaldo, pas performancës së tij kundër Brightonit.

RonaTyra

“Greenwood, kundër Brighton, ishte si Ronaldo”, ka thënë fillimisht 39-vjeçari bullgar për The Daily Mirror.

“Këmba e tij e majtë është e pabesueshme së bashku me vizionin e tij, unë nuk mendoj se shumë nënshkrime janë të nevojshme për të quar Unitedin në nivel tjetër”.

“Ata duhet të jenë lojtar me të vërtetë të stilit të lartë për të bërë ndryshimin, dikush që do të jetë më i mirë se skuadra aktuale e lojtarëve”, përfundoi Berbatov.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu