Neville me një ide interesante për vazhdimin e Premierligës

0
Gjigandi

Gary Neville ka shprehur një ide interesante rreth asaj se si duhet vazhduar Premierliga.

Legjenda e Man United, Neville, beson se do të ishte më mirë që kampionati i futbollit të vazhdojë, por jo në Angli.

Ish mbrojtësi i krahut të djathtë beson se Premierliga duhet të shqyrtojë mundësinë që të luajë jashtë kufijve, për ta përfunduar sezonin aktual.

“Nëse Premierliga e ka seriozisht se ndeshjet e mbetura duhet të luhen në ambiente dhe kushte të sigurta, ata duhet të luajnë në vende të tjera, të cilat nuk janë të prekura nga koronavirusi”, ka thënë Neville.

“Ata duhet të dërgojnë lojtarët e Premierligës dhe mediet në karantinë për një javë ose dy, pastaj t’i dërgojnë në ambiente ku vërtetohet se mund ta përballojnë virusin”, ka shtuar ish anëtari i United.

RonaTyra

“Ka disa shtete në Evropë që nuk i ka goditur koronavirusi, të cilat mund ta përballonin fundin e Premierligës. Nëse janë serioz për këtë, duhet t’i dërgojnë lojtarët atje. Në vendin tonë, nuk jam i sigurt se mund të sigurohen për atë që duan”, ishin fjalët e Neville.

Premierliga pritet të marrë vendimin final gjatë takimi që do të mbahet sot, mbi atë se a do të vazhdojë kampionati apo jo. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu