Nesër ditë pa makina, e diela e parë e muajit: Rrugët ku do të ndalohet qarkullimi

0
Nesër ditë pa makina, e diela e parë e muajit: Rrugët ku do të ndalohet qarkullimi
Gjigandi

Dita e nesërme, 3 prill, që shënon të dielën e parë të këtij muaji, do të jetë ditë pa makina, sipas vendimit të Qeverisë.

Kësisoj, Policia e Shtetit do të ndalojë qarkullimin e automjeteve në Tiranë në këto akse rrugore nga ora 9:00 deri në 15:00 në disa akse.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

RonaTyra

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush.

Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu