Nëse vazhdon kampionati, Qendra për shëndet publik do të siguroj 400 teste për Covid -19

0
Gjigandi

Nëse vazhdon kampionati, Qendra për shëndet publik do të siguroj 400 teste për Covid -19.

Infektologu dr.Zharko Karaxhovski ka mbajtur një fjalim para drejtuesve të FFM-së dhe përfaqësuesve të klubeve të ligës së parë. Ai ka paralajmëruar se nëse vjen deri te vazhdimi i kampionatit Qendra për shëndet publik do të sigurojë 400 teste për kovid -19, të cilat do të bëheshin para startit eventual.

“Instituti për shëndet publik do të siguroj 400 teste për kovid -19. Kuptohet kjo do të ndodh nëse FFM vendos të vazhdoj kampionatin.

Futbollistët do ti nënshtroheshin testeve para vazhdimit të kampionatit”, tha Karaxhovski. Vendimi përfundimtar duhet të sillet deri ditën e hënë me 25 maj, kur UEFA ka dhënë afat për federatat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu