Nese keni kete tip telefoni çdokush mund t’ua hape – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Kompania Samsung ka pranuar se telefonat Galaxy S10 kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo.   Kur u prezantua në fillim, Samsung e quajti sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”, pasi siguria ishte maksimale.   Por gjatë një prove që ka bërë një grua, ajo ka kuptuar se shenja e gishtit nuk është e sigurt. Ajo kishte vendosur shenjat e gishtërinjve në celular dhe më pas e kishte provuar me gishtin e dorës tjetër dhe celulari ishte hapur.   Më pas ajo kishte thirrur edhe bashkëshortin për ta provuar dhe sërish ishte hapur.   Kompania reagoi menjëherë pas këtij skandali duke u shprehur se do ta zgjidhte problemin me anë të një aplikacioni, por edhe pas aplikacionit situata ishte e njëjtë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu