Nëse dështon sulmi për Sancho, Manchester United “troket” te Juventusi!

0
Gjigandi

Jadon Sancho është dëshira e çdo skuadre dhe trajneri, për cilësitë e tij, potencialin dhe talentin që zotëron. Por, për t’ia “rrëmbyer” Borussia Dortmund do të duhen të paktën 100 mln euro, duke qenë se është i blinduar edhe nga një kontratë e cila i skadon në vitin 2022.

Megjithatë, Manchester United nuk heq dorë dhe trajneri Solskjaer e do në ekip, të paktën sipas asaj që shkruan “Bild”. Drejtuesit nuk duan të mbeten pa alternativa dhe kanë përgatitur planin B: Federico Bernardeschin e Juventusit.

Janë italianët ato që raportojnë se ish-lojtari i Fiorentinas, në hije këtë sezon me vetëm 4 gola në 24 ndeshje, mund të jetë alternativë për Sanchon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu