“Nëse asgjë nuk ndodh në qershor, do ndahemi”, Rama pesimist: Nuk pres të çelen negociatat

0
19
Gjigandi

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për Politico.eu tha se nuk pret që samiti i BE-së javën e ardhshme t’i hapë rrugën vendit të tij për të filluar bisedimet e anëtarësimit dhe fajësoi Bullgarinë.

Të gjitha qeveritë e BE-së ranë dakord që në mars 2020 t’i japin Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dritën jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Por negociatat nuk kanë nisur ende pasi Bullgaria këmbënguli se donte lëshime nga Maqedonia e Veriut në mosmarrëveshjet dypalëshe që prekin gjuhën, historinë dhe identitetin.

“Nuk kam asnjë pritshmëri. Mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për anëtarësim”, tha ai.

I pyetur nëse ndonjë lider i BE-së kishte sinjalizuar se bisedimet mund të fillojnë së shpejti, Rama u përgjigj: “Çfarë sinjalesh mund të japin? Nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë, dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria.”

Gjithashtu Rama ka theksuar se në rast se nuk do të ketë përparim këtë muaj, ai do të kërkojë që oferta e anëtarësimit të Shqipërisë të trajtohet veçmas nga ajo e Maqedonisë së Veriut, një hap që BE deri tani ka hezituar ta ndërmarrë, me zyrtarët që argumentojnë se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.

“Nëse asgjë nuk ndodh në qershor, do të kërkojmë të ndahemi”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu