Konferenca globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, ministri Çuçi: Po përdorim praktikat më të mira për ta parandaluar

0
11
Gjigandi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka qenë i pranishëm në konferencën globale mbi ekstremizmin e dhunshëm që shpreh rëndësinë thelbësore e Rehabilitimit dhe Riintegrimit në përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

Në fjalën e tij, Çuçi fillimisht ka përmendur operacionin e katërt të finalizuar pak javë më parë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri.

Ai tha se riintegrimi i këtyre shtetasve kryhet sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM.

“Shqipëria miratoi një qasje gjithëpërfshirëse qeveritare. Agjencitë e zbatimit të ligjit, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale duhet të punojnë krah për krah për të garantuar procese të shëndosha rehabilitimi dhe ri-integrimi në komunitet nën koordinimin e Qendrës së kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është angazhuar në një dialog dhe rrjet kapilar për të trajtuar këto sfida duke përdorur praktikat më të mira si pjesë e sfidës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu