Qentë në Nepal gëzojnë një trajtim të veçantë. Për ta madje shteti ka organizuar një festival pesëditor, ndërsa një ditë brenda kësaj periudhe festohet si “dita e qenve”.
Gjatë festivalit, qentë zbukurohen me kurora lulesh, të cilat u vendosen kafshëve mbi kokë dhe rreth qafës, ndërsa në fund të ceremonisë u ofrohet edhe ushqim me bollëk.
Festivali i Tiharit nisi javën e kaluar, ndërsa dita e dytë e tij festohet si “dita e qenve”. Gjatë festivalit, qentë adhurohen si krijesa të veçanta.
Sipas mitologjisë hinduse, besohet se qentë janë të dërguarit e Yamraj-it, të njohur si “zoti i vdekjes”, duke shpresuar se nderimi i qenve shërben si adhurim dhe respekt ndaj tij.