Nën hetim mjeku i spitalit të Durrësit/ Mori para në këmbim të transfuzionit të gjakut

0
Gjigandi

Një mjek i spitalit të Durrësit, me detyrë Teknik gjaku i cili ka marrë para nga një paciente në këmbim të transfuzionit të gjakut është vendosur nën hetim nga policia.

Po ashtu nën hetim në gjendje të lirë është edhe qytetarja që dha 5000 lekë të rinj, për të marrë shërbimin e transfuzionit të gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një mjek i Bankës së Gjakut në spitalin e Durrësit, i cili kundrejt pagesës 5000 lekë të rinj, ndihmon një paciente për të marrë shërbimin e transfuzionit të gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, pas transmetimit të pamjeve, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. Q., 50 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, me detyrë Teknik gjaku, në spitalin rajonal të Durrësit, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe A. S., 45 vjeçe, banues në lagjen nr. 17, Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

RonaTyra

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë me qëllim nxjerrjen e autorëve, përpara përgjegjësisë ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu