Dhunoi babë e bir në Përmet, Gjykata cakton masën për 48-vjeçarin

0
Gjigandi

Gjykata e Përmetit ka dhënë sot masën e arrestit në shtëpi për 48 vjeçarin Klement Ndina. Ky i fundit tre ditë më parë dyshohet se rrahu me leva dhe mjete të forta Konstandin Xhallon 35-vjeç nga Permeti së bashku me të atin e tij.

Burimepër mediat bëjnë me dije se 35-vjeçari ndodhet ende i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike.

Prokurori i Permetit Asllan Bajrami kërkoi në seancë masën e arrestit burg pa afat për 48 vjeçarin. Gjyqtarja Yrvete Shkreli vendosi masën e arrestit në kushte shtëpie.

Kujtojmë se tre ditë më parë Klement Ndina akuzohet se dhunoi Konstandin Xhallon dhe dy të tjerë, ndërkohë që ka ushtruar dhunë edhe ndaj efektivëve të policisë.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Përmetit shumë pranë komisariatit të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu