Negociatat mes opozitës për kandidaturën e Presidentit, ja çfarë do ndodhë orët në vijim

0
8
Gjigandi

Negociatat për kandidaturën për presidentin e ri të vendit do të vijojnë në orët në vijim mes grupit të Enkelejd Alibeajt dhe grupeve parlamentare të Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës.

Gazetari i “Panorama” Mariglen Kume bën me dije se Alibeaj do të ketë një takim me grupet e PR/PDIU pas mbledhjes me deputetët e grupit parlamentar demokrat që u mbajt këtë të enjte në orën 12:00.

Mësohet se Mediu dhe Doda kanë kërkuar që diskutimet të vijojnë pasi grupi parlamentar i PD të diskutojë dhe të dalë me një qëndrim për kandidaturat.

Kujtojmë që PD do të propozojë katër kandidatura, ndërsa aleatët nga një.
Më pas është parashikuar që të ngrihet një grup i përbashket PD-PS me 6 anëtarë që do të përzgjedhë një kandidat i cili do të duhet të votohet më pas në Parlament/

Kandidati i propozuar do të marrë firmat e përbashkëta të PD-PS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu