Negociatat/ Ish-kryeministri grek: Po vihen ne dyshim vlerat europiane – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ish-kryeministri grek George Papandreu me anë të një deklarate ka bërë thirrje për hapjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ndër të tjera, ka shprehur pakënaqësi për “veton” e Francës dhe Holandës në Këshillin e Punëve të Jashtme, duke theksuar se: “Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim. Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”, ka theksuar Papandreu. Shumë ndërkombëtar janë shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë megjithatë Franca vijon të jetë skeptike dhe kërkon një reformim tërësor të Bashkimit Europian.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu