Guvernatori i bankës dhe drejtori i komanduar i SHISH shkojnë në Kryeministri

0
Gjigandi

Pak ditë pas dorëheqjes së Helidon Bendos nga drejtimi i SHISH në ambientet e Kryeministrisë ka shkuar këtë të martë drejtori i komanduar i Shërbimit Informativ, Oljan Kanushi.

Në Kryeministri ka shkuar edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Nuk dihen arsyet e paraqitjes së Kanushit dhe Sejkos në ambientet e Kryeministrisë. Në lidhje me këtë çështje u pyet edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë, por u shpreh se nuk ka informacion për diçka të tillë.

“Nuk kam informacion dhe nuk jam këtu për të folur se çfarë ndodh në godinën e Kryeministrisë sot. Po dal nga mbledhja e qeverisë dhe po bëj transparente vendimmarjet që lidhen me sektorin që unë përfaqësoj”, u shpreh Peleshi.

Kujtojmë që të premten, Helidon Bendo dha dorëheqjen si kreu i SHISH pasi gjendej në këtë detyrë prej 4 vitesh. Kryeministri Rama njoftoi se Bendo do të angazhohet si këshilltar i tij për reformën në institucionet e sigurisë. Arsyeja pse Bendo u largua nga kjo detyrë është vazhdimi i studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. Prej muajit Qershor kur Bendo u nis drejt Shteteve të Bashkuara, SHISH drejtohet nga numri 2, Oljan Kanushi./

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu