Në Spanjë u luajt ndeshja e nisur para 6 muajëve!

0
Gjigandi

Futbolli në Spanjë është rikthyer sot zyrtarisht me një prej ndeshjeve më të gjata në historinë e këtij sporti.

Rajo Valecano dhe Albacete kanë zbritur sot në fushë për të luajtur pjesën e dytë të sfidës të La Liga 2 të filluar 5 muaj e 26 ditë më parë, e ndërprerë për shkak të thirrjeve kundër lojtarit të miqve, Roman Zozulia.

Ky i fundit akuzohej nga ultrasit vendas si nazist dhe fyerjet ndaj tij sollën edhe ndërprerjen e sfidës, pasi Albacete refuzoi të dilte në fushë për pjesën e dytë. Sot, pikërisht një pjesë loje ka dekretuar kthimin e  futbollit profesionist në vend, të ndërprerë prej më shumë se tre muajsh për shkak të pandemisë.

Zozulia ishte vetë në fushë, ndërsa skuadra e tij përballonte këtë pjesë të dytë me një trajner tjetër, pasi Ramis i kishte lënë vendin Alkaraz. Gjithsesi, kjo nuk e ndihmoi Albaceten të siguronte pikë, pasi Rajo Vajekano triumfoi 1-0 me golin e Luis Advinkula, duke siguruar tri pikë të rëndësishme, pasi e afron me zonën e play-off për ngjitjen në La Liga.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu