Sot (e enjte) në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka filluar Parada e Krenarisë, që ka për qëllim promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+.
Grupi “Prishtina Pride” është duke organizuar Javën e Krenarisë 2022 nga 6 deri më 9 qershor.
Në shesh janë parë njerëz të shumtë në përkrahje të Paradës së Krenarisë, në mesin e tyre edhe disa figura publike.
Në mbështetje për të drejtat e tyre duket se është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma.
Kjo e fundit në një postim të shpërndarë në Instagram ka publikuar disa pamje e video duke kërcyer me këngën e saj “Jemi dhe s’jemi”.
Vesa Luma (Foto: Instagram)
“Parada e Krenarisë, Prishtinë. Krenare”, ka shkruar Luma.
Vesa edhe më parë ka treguar përkrahjen për komunitetin LGBTQ+ përmes këngës “I ndaluar”.
/abc24.al/