Në kërkim nga Interpoli për trafik droge, arrestohet shqiptari në Kakavijë

0
Gjigandi

Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Mësohet se i arrestuari është vendosur në pranga nga pala greke. Ai u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Interpol Tirana për trafik droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu