Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Mësohet se i arrestuari është vendosur në pranga nga pala greke. Ai u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Interpol Tirana për trafik droge.