Ndërkohë që në Itali provokojnë me Lionel Messin, në Spanjë janë të sigurt se Lautaro Martinez do të transferohet te Barcelona për të luajtur me bashkëkombësin e tij.
Gazeta “Sport” shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar dhe sulmuesi argjentinas ka një pakt me klubin katalanas. Tani nuk mbetet gjë tjetër, veçse të presin përfundimin e këtij sezoni dhe pastaj të nisin sërish bisedimet mes klubeve.
Lautaro ia ka bërë të ditur Interit se do të largohet, por zikaltrit presin ofertën e duhur nga ana e Barcelonës për ta lënë të lirë.
Interesant është fakti që tani Lautaro nuk ka më klauzolë, sepse ajo skadoi në mesin e korrikut dhe çmimin për të do ta vendosin drejtuesit.