Hetohet

0
6
Gjigandi

Bundesliga austriake ka hapur një procedurë dhe hetim ndaj LASK Linz për shkak se këta të fundit kanë shkelur rregullat bazë të fair-play dhe të masave për të mos u stërvitur në grup deri përpara se të vinte “drita jeshile” nga qeveria.

Një video qarkullon ku duket trajneri i ekipit kampion, Valerien Isamel, që kryen stërvitje normale me grupin e tij, në një kohë që nuk duhej, por vetëm stërvitje individuale nga futbollistët.

Megjithatë, klubi i LASK mbrohet duke thënë se janë respektuar masat dhe distanca dhe se në mesin e prillit Liga kishte dhënë “ok” për seancat stërvitore.

Një kaos i madh që pritet të zgjidhet, ndërsa kampionët reagojnë duke thënë se “gjithçka është bërë për integritetin fizik të lojtarëve dhe jo për të shkelur rregullat apo vepruar në mënyrë të padrëjtë”.

Veç kësaj, bardhezinjtë akuzojnë dhe se janë vendosur kamera në mënyrë të paligjshme në qendrën stërvitore për të filmuar gjithçka dhe dokumentar më pas. Një farë spiunazhi industrial!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu