Në Gjermani shtyjnë rinisjen e kampionatit

0
Gjigandi

Bundesliga do të rikthehet më 22 maj, kjo për shkak se kancelaria gjermane Angela Merkel këmbënguli për një karantinë 2-javore për të gjitha klubet.

Ishte shpresuar që Bundesliga të rikthehej më 15 maj, por agjencia gjermane e shtypit “DPA”, raporton se qeveria tani ka këmbëngulur që të gjitha klubet e Bundesliës duhet të izolohen për 14 ditë para se të fillojë kampionatin.

Periudha e izolimit mund të bëhet brenda kampeve stërvitore, në mënyrë që lojtarët të stërviten gjatë periudhës së karantinimit.

Pas kësaj, tashmë data kur Bundesliga me shumë mundësi do të rikthehet do të jetë 22 maji, duke shuar shpresat e tifozëve që prisnin të riniste më 15 maj, siç raportohej prej ditësh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu