Në Francë nisin reagimet – Olympique Lyon njofton se do të ndërmarrin veprime juridike kundër LFP

0
Gjigandi

Vendimi për anulimin e Ligue 1 duket se nuk ju ka pëlqyer të gjitha skuadrave.

Sot gjatë ditës, LFP vendosi që t’iu jap fundin të gjitha garave të futbollit, duke përfshirë edhe Ligue 1, ku skuadër kampione u shpall PSG.

Gjithashtu, pas përfundimit të sezonit janë caktuar edhe skuadrat që do të marrin pjesë në garat evropiane, ku nuk bën pjesë Lyon.

Së fundmi, pikërisht Lyon ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare, ku ndër të tjerash shkruajnë se do të ndërmarrin veprime juridike kundër organit drejtues të ligës, LFP.

Këtu do të përfshihet edhe padia për dëme pas përfundimit të sezonit 2019/20.

RonaTyra

Pozita në tabelë e Olympique Lyon bën që kjo skuadër të mos jetë pjesë e garave evropiane për herë të parë pas 23 viteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu