Paraqitjet e reperes Melinda Ademi në rrjete sociale janë mjaft të shpeshta, e po ashtu edhe provokuese.
Bukuroshja, e ndjekur në Instagram nga mbi një milion njerëz, ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo kësaj radhe ka bërë që të komentohet për një tjetër dukje atraktive, me një fustan të shkurtër ngjyrë të gjelbër.
Melinda Ademi (Foto: Instagram)
Siç rëndom bën, 26-vjeçarja ka vënë në pah linjat trupore për të cilat edhe shpesh merr komplimente e komente të ndryshme.
“Beso në veten tuaj”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës nga fotot që ka publikuar në InstaStory.
Ndërsa në imazhet e tjera shtoi: “Ai thotë se jam e keqe, ndoshta ka të drejtë”.
Melinda Ademi (Foto: Instagram)
Sido që të jetë, ky postim i Ademit për vetëm pak orë ka mbledhur 60 mijë pëlqime.
Melinda momentalisht është duke performuar në vende të ndryshme në Evropë dhe më gjerë.
/abc24.al/
Melinda Ademi (Foto: Instagram)