Në finale Prishtina – Ballkani

0
Gjigandi

Në finale do të takohen Prishtina dhe Ballkani nga Theranda.
Prishtina shënon fitore me rezultat 3:2 ndaj Drenicës, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Prishtina sfidën e parë në kryeqytet e ka fituar me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:2 kualifikohen në finalen e Kupës së Kosovës.

Prishtina në finalen e madhe për herë të 10-të.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Prishtina u tregua më e mirë.  Në minutën e 27-të, Leonit Abazi nga gjuajtja e lirë shënon eurogol dhe 0:1 për Prishtinën.

Pas gjashtë minutave (33’) penallti, pasi që pengohet Mankenda. Endrit Krasniqi i pagabueshëm nga penalltia, 0:2.  Në minutën e 57-të, Leotrim Bekteshi nga penalltia e thellon epërsinë në 0:3. Në minutën e 66-të, Muleci shënon për 1:3. Në minutën e 86-të, Kerim ngushton humbjen në 2:3.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, u zhvillua lojë e mirë mes Feronikelit dhe Ballkanit nga Theranda, e cila përfundoi baras 1:1.

Ballkani fal barazimit 0:0 në Therandë kualifikohet në finale, pasi që ka shënuar një gol si mysafirë në Drenas.  Në minutën e 27-të, Mirlind Daku kalon në epërsi therandasit. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 66-të, Harmon barazon rezultatin në 1:1. Ballkani është në finale, për herë të parë në historinë  tyre. Finalja luhet me 29 korrik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu