Në ditët e pranverës, Bajgora mbulohet nga bora

0
Në ditët e pranverës, Bajgora mbulohet nga bora
Gjigandi

Edhe pse kemi hyrë në sezonin pranveror, duket sikur dimri nuk ka ikur.

Derisa në kryeqytet dhe në disa prej qyteteve të tjera ka reshje shiu, Bajgora është mbuluar nga bora.

Në një video të publikuar së fundi nga mediat lokale, shihet se përpos borës që kishte rënë natën, reshjet janë duke vazhduar edhe sot.

E në parashikimin e motit për ditën e sotme është paraparë të mbajë mot i vranët dhe me shi.

RonaTyra

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin rreth 5 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.Në viset malore pritet të ketë shi me borë.”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu