Në ditët e fundit të shtatzanisë, Arbana Osmani bën ndryshimin e papritur në look (Foto)

0
142
Gjigandi

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun. E teksa tashmë po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël.

Prezantuesja duket se ka ndryshuar look-un e saj duke errësuar ngjyrën e flokëve dhe i ka shkurtuar. Kjo u vu re nga një foto e postuar së fundmi në ‘Instagram’ ku moderatorja shfaqet krahë djalit të saj teksa janë gati për tu nisur për udhëtim.

Që pas mbarimit të “BBVIP”, Arbana i ka shijuar goxha muajt e saj të shtatzënisë, ku nisi dhe pushimet duke udhëtuar me partnerin e saj dhe fëmijët në vende të ndryshme të botës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Kujtojmë se përgjatë gjithë shtatzënisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media.

Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur. Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu