Luizi heq dorë nga Kiara? Këngëtari bën deklaratën e fortë për moderatoren

0
Gjigandi

Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede me gazetaren Nita Latifi e cila ka hyrë së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këngëtari është shprehur se nëse nuk del nga shtëpia më e vëzhguar ditën e shtunë, do të “heqë dorë” nga Kiara, siç ajo i ka kërkuar.

I pyetur nga Nita nëse është i sigurt që dhe Kiara ka një pëlqim ndaj tij, ai thotë:

“Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj. Unë do e lë dhe do ktherhem nga këta, por do kthehem me tan ça kam, me zemër me trup me gjithçka”.

Kujtojmë që Kiara i ka kërkuar Luizit ta lërë të qetë. Me fjalë të ashpra moderatorja i ka kërkuar mos t’i flasë dhe mos t’i afrohet më, ndërkohë që Luizi vazhdimisht i kërkonte të falur pas asaj se çfarë ndodhi në spektakël:

RonaTyra

“Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe! Si nuk të vjen zor?”, u shpreh Kiara.

I penduar, Luizi i tha: Nuk e pranon faljen time?

“Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare . Nuk je i denjë të rrish afër meje! Unë dua një mashkull tamam, jo një gënjeshtar! Nuk mundem më , po më plas zemra, jam aq keq sa ishall them dal të shtunën!”, iu pergjigj serish Kiara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu