Bjordi: Disa gjëra në jetën time nuk do t’i ndaj më kurrë

0
Gjigandi

 

Ish-finalisti i “Big Brother 2”, Bjordi Mezini së fundmi është bërë banori më i ri i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Teksa tashmë kanë nisur të ambietohet me banorët e tjerë, mëngjesin e sotëm Bjordi ka biseduar me Luizin dhe Oltën në oborr.

Tema që ata po diskutonin kishte të bënte me lidhjet private apo publike, ku regjisori u shpreh se lidhja e vetme që ka pasur publike e ka traumatizuar për keq, gjë që i ka ndikuar dhe në karakterin e tij.

“Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak, për keq. Vëmendja mediatike dhe përfshirja e publikut ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak jo vetëm në lidhjen time por edhe në karakterin tim, gjë që më ka bërë të kuptoj që disa gjëra në jetën time nuk duhet t’i ndaj më kurrë”, u shpreh ai.

RonaTyra

Bjordi dhe Adela, lidhja e të cilëve zgjati 3 vite, ishin dy nga emrat më të përfolur të “Big Brother Albania 2”, në vitin 2009. Lidhja e tyre mbahet mend si një nga më të bukurat e “Big Brother”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu