Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës – Rita Ora sjell fotografi të mrekullueshme në natyrë

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës – Rita Ora sjell fotografi të mrekullueshme në natyrë
Gjigandi

Ditën e djeshme (22 prill) është shënuar Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Është një ngjarje që festohet në të gjithë botën në datën e lartpërmendur për të treguar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

Lidhur me këtë të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale dhe një të tillë e ka bërë edhe Rita Ora.

Rita Ora (Foto: Instagram)

RonaTyra

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka përzgjedhur disa imazhe të duhura për të festuar Ditën e Tokës, në shumë prej të cilëve shfaqet në natyrë.

Në koleksionin e imazheve që ka publikuar në Instagram, në mesin e tyre ndodhet një edhe e nënës së saj, Vera Orës.

“Gëzuar Ditën e Tokës. Faleminderit për gjithçka që na ofroni. Të dua. Dita e Tokës”, ka shkruar ajo.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Rita momentalisht është pjesë e jurisë në spektaklin e njohur “The Voice Australia”.

E njëjta gjithashtu ka qenë për disa ditë në pushime në Hawaii së bashku me familjen.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu