Ndryshim i ri për pajisje me kartë identiteti dhe pasaportë

0
Gjigandi

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile pranë Ministrisë së Brendshme ka hartuar një projektligj të ri për të gjithë të moshuarit mbi 75-vjeç.

Drejtori Bledar Doraci shprehet se kjo kategori do të aplikojë për kartën e re, që do ta ketë deri në fund të jetës.

“Është një projektligj që përqaset me standardet e disa vendeve të Bashkimit Europian, heqjen tashmë të afatit të letërnjoftimit elektronik apo kartave ID për kategorinë e pensionistëve mbi moshën 75-vjeç, i jep zgjidhje përfundimisht kësaj kategorie.

Kjo kategori shtetasish tashmë nuk do të kenë më pengesa. Ata tashmë pajisen me letërnjoftimin elektronik pasi kuvendi ta miratojë dhe do jetë pa afat. Projektligji ka kaluar nga qeveria dhe është futur në procedurën parlamentare, besoj brenda këtij sezoni parlamentar, kështu që besoj në shtator, edhe pas botimit në Fletoren Zyrtare, do të t’u vijë në ndihmë kësaj kategorie.

Lehtësimi nga kjo ministri nuk vjen vetëm për ata që i përkasin moshës 75 vjeç e lart, por për të gjithë ne. Duke parë fluksin e madh të personave që aplikojnë tek njësitë e tyre, është mundësuar që çdo person të aplikojë për kartë identiteti, apo pasaportë në çdo zyrë të “Aleat”, pa qenë banor i njësisë përkatëse”, tha Bledar Doraci në Tv Klan.

RonaTyra

Përveç kësaj risie që Ministria e Brendshme dhe qeveria shqiptare po ofron për pensionistët, një tjetër thjeshtëzim që ofron gjendja civile dhe kompania koncensionare është që “kushdo shtetas që aplikon për letërnjoftimin elektronik, riaplikon, mund të aplikojë në zyrën më të afërt të shërbimit të gjendjes civile “Aleat”.

Pra nuk është e thënë të aplikojë tek njësia e vet, mund të aplikojë kudo ku ndodhet. “Absolutisht ai mund të aplikojë aty ku ai ndodhet. Këtë e kemi bërë që të jetë një shërbim sa më i thjeshtë, pranë qytetarit dhe me sa më pak sorollatje”, tha Doraci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu