Liga Premier po planifikon që të rikthehet më 12 qershor që të përmbyllë sezonin që është ndërprerë nga mesi i muajit mars shkaku i coronavirusit.
Pjesa më e madhe klubeve janë që ky edicion të përfundojë, derisa ende pritet vendimi nga qeveria se a duhet të vazhdojë.
The Sun raporton se klubet do të fillojnë stërvitjet më 18 maj, derisa ndeshjet do të rikthehen më 12 qershor.
Pothuajse asnjë klub nuk do të luajë në stadiumin e tyre, derisa vetëm dhjetë stadiume do të jenë në dispozicion për ndeshjet e mbetura.
Tifozët po ashtu nuk do të lejojnë të futen të stadium, e as të grumbullohen në vendet publike për të shikuar ndeshjen.
Qeveria do të merr vendim të premten e ardhshme nëse ky sezon do të vazhdojë, apo do të përfundohet sikurse që bënë Ligue 1 dhe Eredivisie.