DURRËS- Një 60- vjeçare ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit dhe dyshohet se është mbytur në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, ku gruaja që ndërroi jetë është me iniciale F.Zh. me banim në Durrës. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.